Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBien alternativat Alegri dhe Tuhel, trajneri i njohur del favorit për stolin...

Bien alternativat Alegri dhe Tuhel, trajneri i njohur del favorit për stolin e Arsenalit

Trajneri i njohur Rafa Benitez ka dalë së fundmi si favorit për të marrë stolin e Arsenalit. Tekniku aktual i “Topçinjve” Mikel Arteta nuk e ka vendin të sigurtë edhe pas fitores në derbi kundër Çelsit 3-1.

Teksa kanë rënë pistat e Masimiliano Alegrit dhe Tomas Tuhelit, ish-trajneri i Liverpulit, Çelsit, Interit, Napolit dhe Realit duket emri më i preferuar i drejtuesve të Arsenalit, sipas mediave britanike.

Aktualisht, 60-vjeçari spanjoll drejton ekipin kinez Dalian Profesional dhe do ta mirëpriste një rikthim në Europë.

Kujtojmë që në karrierë Benitez spikati si trajneri i Liverpulit dhe Valencias, ku fitoi Ligën e Kampioneve, Ligën e Europës dhe dy kampionate spanjolle.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments