Që nga dita e sotme, të gjithë sportdashësit shkodranë që kanë dëshirë të ndjekin ndeshjen e kombëtares shqiptare të futbollit ndaj kombëtares së Qipros, mund t’i gjejnë biletat e tyre edhe në Shkodër. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur t’u krijojnë lehtësira edhe tifozëve të rretheve dhe për këtë arsye, pranë Zyrave Rajonale të saj ka dërguar një sasi të konsiderueshme biletash. Ato tashmë kanë mbërritur edhe në Shkodër teksa është shefi i kësaj zyre Hysen Zmijani që i posedon ato.


Zmijani ka bërë të ditur për www.shkodrasport.com se të gjithë të interesuarit për këto bileta mund t’i gjejnë nesër ose pasnesër pranë stadiumit “Loro Boriçi”. Interesimi duket i kenaqshem per keto bileta pasi ne Shkoder ka shume tifoze qe ndjekin ndeshjet e kombetares shqiptare qe tashme nuk do kene veshtiresi per gjetjen e biletave.
www.shkodrasport.com