Në Kroaci janë tërbuar dhe nuk mund të pajtohen me vendimin e (UEFA) për të luajtur ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian mes Bjellorusisë dhe Zvicrës në Serbi.
Për mediat kroate nuk është aspak e qartë sesi UEFA e ka marrë vendimin që Bjellorusia si mikpritëse të luajë ndeshjen në Serbi.
Për shkak të situatës politike në Bjellorusi, do të presë duelin e turit të parë të Grupit I në stadiumin Karadorde më 25 mars në orën 18:00.
Mediat kroate janë në habi se si është e mundur që për shkak të “të shkuarës” nga dueli me Serbinë në kampionatin botëror, ta luajnë ndeshjen në një terren neutral në Serbi.
“Pas përleshjeve dhe mallkimeve të rënda, zviceranët do të luajnë kundër Bjellorusisë në Serbi të të gjitha vendeve”, shkruan gazeta Veçernji list.
“24sata.hr” thotë se “vendimi i UEFA-s është përtej çdo arsyeje”, duke tërhequr vëmendjen se politika do të dalë sërish në plan të parë, aq më tepër që në kombëtaren e Zvicrës janë shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
“Tportal” shkruan se vendimi i UEFA-s është i pamenduar dhe i çuditshëm dhe se ndeshja në Serbi duhet të anulohet sa më parë.