Teuta nuk arriti të merrte më shumë se një pikë në transfertën e Shkodrës kundër Vllaznisë. Takimi u mbyll në barazim pa gola dhe trajneri Bledi Shkëmbi u shpreh se ekipi i tij e kërkoi fitoren. Ai foli edhe për Aleksin në mbrojtje duke u shprehur se e ka penalizuar dënimi i Nazexhiut nga Disiplina.
“U munduam dhe mendoj se dy dyja ekipet kërkuan dhe nuk u kënaqëm me 0-0. bëmë maksimumin dhe donim të fitonim duke pasur momentet tona por nuk arritëm të shënonim. E kemi të qartë dhe duket se ky është një problem i madh i yni.
Të rinjtë? Kapllani më pëlqeu shumë dhe bëri shumë mirë. Është lojtar që do të na ndihmojë shumë dhe do të kemi probleme dëmtimesh. Këta lojtarë të rinj që janë nga fidanishtja e klubit po bëjnë mirë.
Ky barazim na duket si humbje dhe presidenti nuk është i kënaqur. Nuk po kalojmë një moment të mirë te shënimi i golit sepse për mënyrën si luajmë dhe afrohemi, po bëjmë atë që kërkoj unë. Pastaj patëm probleme të tjera sot dhe duhen rregulluar por kryesorja është që ndeshjet që ke mundësi, duhet të shënosh.
Aleksi në mbrojtje? Unë personalisht në konferenca nuk them gjë për mungesat dhe nuk i qaj. Nuk kishim asnjë qendërmbrojtës tjetër. Kemi Nazexhiun nga të rinjtë por është i dënuar nga Disiplina dhe mendova për Aleksin dhe bëri shumë mirë në mbrojtje.
Kjo ishte arsyeja që e vura në mbrojtje dhe jo arsye tjetër. Me një mbrojtës tjetër dhe Aleksin në mesfushë do të ishim më të rrezikshëm”, tha Shkëmbi. /VipSport/