Zëvendëstrajneri i Vllaznisë, Safet Osja, e ka cilësuar barazimin si një rezultat të drejtë, duke pranuar deri diku se Teuta kishte qenë një skuadër e cila kishte luajtur pak më mirë se shkodranët.

Në “SuperSport” ai theksoi e vetëm në pjesën e dytë ekipi kishte reaguar ashtu siç duhej, në një ndeshje ku lojtarët nuk kishin qenë në formën më të mirë.  

“Sonte Teuta na vuri në vështirësi pavarësisht se pjesa e dytë ishte në rritje, edhe mund ta humbnim, edhe të fitonim në një moment këtë sfidë.

Ndoshta lojtarët nuk ishin në ditën e mirë të tyre, ishte edhe ekipi Teutës që qarkullonte topin më mirë, edhe pse në pjesën e dytë ishim në rritje, por futbolli kështu është.

Komplimente Teutës na vuri në vështirësi se qarkulloi topin më mirë. Duke parë defektet, i korrigjuam në pjesën e dytë, edhe zëvendësimet, ndonëse me vonesë e përmirësuan lojën.

Kishim qejf të merrnim mesfushën, të ishte më agresive skuadra. Por ata qarkulluan topin më mirë se ne. Gurishta luajti në mesfushë në qendër në vend të Hygor. Pothuajse të gjithë kanë luajtur nga rotacionet, ne munduam e shpresuam të zgjidhnim formacionin më të mirë”, tha Osja. /vipsport/