Vllaznia mori nje fitore me shume vlere ne transferten e veshtire te Rrogozhines ndaj Egnatias kryesuese dhe ky sukses perkoi edhe me rikthimin ne pankinen e saj te trajnerit Thomas Brdariç.

Megjithate per Blendi Shkembin, fitorja ndaj Egnatias nuk erdhi per merite te trajnerit, por te skuadres. Ai gjate emisionit “Elite Show” ka komentuar edhe largimin e Qatip Osmanit duke e futur tek “çudite” e futbollit shqiptar.

“Trajnerin Brdariç une e kam vleresuar nga hera e pare qe ka qene ne krye te Vllaznise, por une mendoj se ndaj Egnatias nuk ishte merite e tij qe skuadra fitoi, por e lojtareve. Kuptohet e ndihmuar edhe nga Egnatia me ate gabim qe beri duke luajtur me nje lojtar me pak per shume minuta.

Kuptohet qe ne kete mes shpeshhere ndikon edhe fati dhe shume gjera te tjera. Ndersa per sa i takon ndryshimit te trajnerit, eshte nje nga ato çudite qe ndodhin shpesh ne futbollin shqiptar. Merret nje trajner qe e çon skuadren nga vendi i shtate ne te dytin, kemi bere komplimenta pa fund per Osmanin dhe vjen nje moment kur çuditerisht largohet”- eshte shprehur Shkembi./www.shkodrasport.com/