El Bilal Toure, është lojtari më i ri i Atalantës. Klubi bergamask, ka prezantuar këtë të shtunë sulmuesin 21-vjeçar, i cili vjen nga spanjollët e Almeira.

Toure është blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit të Atalantës, teksa i ka kushtuar arkave të klubit, plot 27 milionë euro, plus 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

21-vjeçari luan në qendër të sulmit dhe zbarkon në Bergamo për të zëvendësuar danezin Hojlund, i cili ka arritur akordin me Manchester United.