Ish-sulmuesi i Interit, Kristian Vieri ka deklaruar për “Daily Mail” se Ronaldo Fenomeni është më i mirë se portugezi Kristiano Ronaldo.

Ish-sulmuesi italian, i cili ka patur fatin të luajë në një skuadër me Fenomenin te Interi, shprehet se braziliani ka qenë një sulmues i kompletuar, shpërthyes dhe i shpejtë.

“Jam shok i Ronit dhe jam shumë me fat që kam luajtur me të. Ai i kishte të gjitha. Ai shpërthente, ishte i fuqishëm dhe i shpejtë. Dukej si një kërcimtar, pra kërcente me topin. Për mua Ronaldo braziliani është më i mirë se Kristiano Ronaldo.

Ndërsa CR7 është një makineri lufte. Ai është për t’u admiruar për çdo gjë që bën në fushë. Kristiano mund të vazhdojë të luajë deri 40 vjeç. Ka një fizik të tmerrshëm,” deklaroi Vieri.