Raste të shumta, kanë vërtetuar se qeni është një mik shumë i m irë për njeriun. Ata njihen për besnikërinë e tyre dhe nuk e braktisin asnjëherë të zotin e tyre, teksa kur braktisen e përjetojnë keq këtë.

Është edhe një film në lidhje me dashurinë e qenit për njeriun, i cili është “Haçiko”. Një film që prekur shumë njerëz, teksa tregohej kur qeni priste njeriun e tij për vite me radhë, ndonëse ai kishte ndërruar jetë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me një qen në Shqipëri, i cili ushqehej nga Skënder Kurti, ish-boksieri shqiptar, që ndërroi jeta pasi ishte prekur me Koronavirus.

Ish-sportisti Murat Basha ka publikuar një fotografi prekëse në profilin e tij në rrjetet sociale, ku tregon se qeni që ish-trajneri i boksit Skënder Kurti ushqente në lagje, e pret ende me sytë e ngulur nga shkalla ku dilte legjenda e boksit në Shqipëri.

“Kuqi, Haçiko ynë.

Kuqi është qeni Ner Kurtit. E gjeti të vogël fare, nuk kishte vend në apartament, por e mbante dhe ushqente, aty në lagje. I fortë, luftëtar, inteligjent, besnik po e po, shpejt Kuqi u bë i dashur me të gjithë, që me dëshirë i jepnin diçka për ta ushqyer. Gjithë kohës ndenji mbrapa spitalit ke Neri. Sapo e pashë përsëri. Rri dhe pret, me sytë ngulur nga shkalla e Ner Kurtit. Jo vetëm Haçiko është legjendë, por edhe Kuqi.”, shkruan Murat Basha.