Kategoria Superiore vazhdon bojkotin e kampionatit, i cili ende nuk dihet se kur do të nisë. Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, ka treguar 3 skenarët në rast se nuk arrihet marrëveshja për plotësimin e 4 kërkesave të klubeve nga qeveria, duke shtuar më tej se Shqipëria do përfaqësohet me çdo kusht në Kupat e Europës. Më tej, Kokëdhima i ftuar në “Sport Time” në “Supersport”, nuk i ka kursyer edhe thumbat për Safet Gjicin.

“Tre skenarë janë në diskutim. I pari është të mos luhet kampionati fare, deri në prill dhe atëherë të bëhet një sistem grumbullimi dhe të bëhen ndeshjen me vetëm një takim, ku të vendoset gjithçka. Kjo për të mos krijuar problem me botën e futbollit.

Nuk do ketë asnjë dënim nga UEFA dhe FIFA, pasi janë në dijeni të kësaj që po ndodh në Shqipëri. Ne kemi marrë rrugë të sigurt, mbështetje morale por edhe më shumë se kaq. Ne nuk do e lëmë Shqipërinë pa u përfaqësues në Kupat e Europës.

Skenari i dytë është të zgjidhen çështjen t deri në janar dhe të luhet me dy faza. I treti është të qeveria të tregohet e arsyeshme, të bëjmë një marrëveshje dhe t’i hapim rrugë reformave për të ecur para.

Futbolli është duke marrë fund. Nuk ka pasur asnjë polemika në mbledhje. Kam dëgjuar disa si Safeti që flasin, por ai nuk është përfaqësues i Kukësit. Gjici është një i ashtuquajtur president nderi. Kukësi është mbështetës i bojkotit dhe kërkesave.

Ne do e vazhdojmë këtë bojkot deri në fund. Pa një marrëveshje të qartë për t’i dhënë një zgjidhje të plotë kërkesave, unë mendoj se nuk do të luhet më kampionati i Shqipërisë.”, u shpreh Kokëdhima.