Pavarësisht se 8 pjesëtarë të ekipit të Vllaznisë janë në izolim, stafi mjekësor është i qetë. Ata i gëzohen faktit që asnjë prej 7 lojtarëve dhe po ashtu zv.trajneri nuk kanë shqetësime serioze me shëndetin.

Madje, duhet thënë se katërshja e infektuar së fundi nuk ka pasur asnjë lloj shenje, në ndryshim nga të parët.

Megjithatë, kjo nuk do t’i pengojë mjekët e skuadrës që të zhvillojnë sërish analizat për lojtarët e tjerë, në mënyrë që të ekzaminohen të gjithë lojtarët e tipit.

Situata mund të ishte kritike, nëse do të kishte nisur sezoni i ri me datë 17 tetor. Kjo shtyrje u jep kohën e nevojshme shkodranëve që të shërohen dhe të jen gati për ditën që do të nisë kampionati.

Megjithate trajneri Brdariç e ka quajtur kete nje problem te vogel, por gjithsesi shtyrja e nisjes se kampionatit serish, eshte nje bonus per ekipin e Vllaznise.