Vllaznia ka arritur të nxjerrë një kampion në kampionatin e grupmoshës U-18, që është zhvilluar dy ditë me rradhë në qytetin e Vlorës. Ditën e sotme, janë zhvilluar edhe ndeshjet finale, në përfundim të të cilave janë dhënë edhe verdiktet përfundimtare të kampionatit.

Kështu, në përfundim të kampionatit të 18-vjeçarëve, Tonin Prela u shpall kampion në peshën 71-kg. Ai ka fituar në finale ndaj boksierit të Kukësit, Eris Gjana.

Në këtë grupmoshë, boksieri i Vllaznisë, Tonin Prela, u shpall edhe boksieri më i mirë i aktivitetit, duke treguar kësisoj vlerat e tij edhe në këtë aspekt.

Realisht, Prela tregoi një përgatitje shumë të lartë në dy ndeshjet e tij që zhvilloi dhe në fakt bëhet fjalë për një boksier me mjaft të ardhme, pasi është e disata herë rradhazi që ai shpallet kampion Shqipërie dhe boksieri më i mirë i aktivitetit.
Maringlen ZHIVANI