Kampionati kombëtar i boksit që do të zhvillohet në muajin shtator, po pritet me mjaft interes në Shkodër. Boksierët dhe stafi teknik natyrisht që duan të kompesojnë humbjen e titullit kampion të vitit të kaluar dhe për këtë arsye, kanë kohë që përgatiten tashmë për evenimentin më të rëndësishëm të boksit kombëtar.

Nën drejtimin e trajnerit Zef Gjoni, boksierët për tre javë me rradhë kanë qenë të grumbulluar në Zogaj ku kanë zhvilluar përgatitje intensive. Nga grupi i sportistëve ka patur edhe largime por drejtuesit e ekipit po punojnë që të sjellin sportistë të tjerë në mënyrë që sivjet të fitojnë me çdo kusht titullin kampion. Pavarësisht se grumbullimi në Zogaj ka përfunduar, në ditët e ardhshme pritet që boksierët e Vllaznisë të grumbullohen sërish por këtë herë në një tjetër pikë turistike.

© shkodrasport.com