Ashtu siç ishte deklaruar edhe më përpara, ekipi i Vllaznisë është nisur mëngjesin e së hënës drejt Malit të Zi. Futbollistët, stafi teknik dhe drejtori sportiv Eugent Zeka janë kujdesur që nisja të bëhej në kohë në mënyrë që ekipi të mbërrinte sa më shpejt në kampingun e Beranes në mënyrë që të mos humbisnin stërvitjen e pasdites.

Trajneri Armando Cungu dhe ndihmësit e tij kanë me vete në këtë grumbullim 24 futbollistë. Në këtë listë të publikuar nga ana e klubit, bie në sy edhe prania e dy futbollistëve të ekipit B, pikërisht Ruqit dhe Kukajt, çka tregon se vëmendja e drejtuesve të klubit vazhdon të jetë e pranishme dhe tek ky ekip. Nga ana tjetër, pjesë e ekipit janë edhe disa futbollistë të ardhur nga ekipi i të rinjve ndërkohë që ka munguar mbrojtësi Isufi i cili siç dihet është i grumbulluar në kombëtaren e Shqipërisë së 19 vjeçarët për ndeshjet e rradhës që ajo do të zhvillojë. Gjatë qëndrimit në Berane, ekipi i Vllaznisë pritet të zhvillojë edhe ndonjë ndeshje miqësore. Drejtuesit kanë punuar në këtë drejtim dhe ideja është që të ketë edhe një apo dy takime miqësore, të cilët do t’i shërbenin stafit teknik për kolaudimin sa më të mirë të ekipit në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik. Nga ana tjetër, po gjatë qëndrimit në kampingun malazez, tek Vllaznia pritet të vijnë edhe të tjerë futbollistë në provë. Bëhet fjalë për portierë, mbrojtës dhe sulmues, reparte këto që kanë nevojë ende për përforcime.Ja lista e lojtareve qe jane nisur sot drejt Malit te Zi:

Lista

Erind Selimaj
Alen Sherri
Antonio Marku
Olsi Gocaj
Denis Pjeshka
Erdenis Gurishta
Ardit Krymi
Alsid Tafili
Florind Bardulla
Edon Hasani
Arsid Kruja
Gilman Lika
Erald Çinari
Arlind Kalaja
Uendi Vecaj
Charles Atsina
Nuredin Orelesi
Zabit Mehmedaj
Denis Miloti
Belajdi Pusi
Sinisha Rajçeviq
Endi Brahimi
Samet Ruqi
Armenis Kukaj