Anthony Joshua do të ndeshet me Jermaine Franklin të shtunën e 1 prillit në “O2 Arena” në Londër, në një superduel mes dy ish-kampionëve të peshës së rëndë në boks.
Në këtë mbrëmje të madhe boksi do të marrë pjesë edhe boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj, që ka një karrierë të jashtëzakonshme në ring, pasi ka arritur 15 fitore (6 me KO) në po aq ndeshje të zhvilluara. Nuk është bërë akoma i ditur emri i kundërshtarit të Uldedajt në këtë natë të madhe boksi.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe shumë i gëzuar për këtë mundësi që më jepet. Mezi pres që të zbres në ring të shtunën në mbrëmje. Është një kënaqësi të jesh pjesë e kësaj ndeshjeje të madhe”, ka thënë mes të tjerash Uldedaj në konferencën për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje.
Karriera e boksierit lezhjan ka ardhur gjithnje ne rritje dhe fakti qe ai perfshihet ne ndeshjet e mbremjes ku do te boksoje edhe nje nga emrat me te medhenj te boksit boteror si Anthony Joshua, eshte treguesi me i mire i vleresimit qe eshte per Jurgen Uldedajn.