Pas dy trofeve te fituar nga ekipi i te rriturave te Vllaznise ne futboll per femra, vjen edhe nje tjeter per ta. Kete here eshte ekipi U16 qe eshte shpallur pasditen e sotme kampion i Shqiperise per sezonin 2022-2023.

Ne ndeshjen finale te luajtur ne “Shtepia e Futbollit” ne Tirane, ai ka triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj ekipit te Tiranes. Rezultat ky qe i ka mjaftuar vajzave shkodrane per te qene ata kampionet edhe te ketij sezoni.

Protagonistja kryesore e ketij suksesi ka qene sulmuesja Klaudia Borci, e cila ka shenuar te dy golat e ndeshjes te minutave te para te saj. Pas ketyre golave, Vllaznia ka patur edhe mundesi te tjera shenimi, por nuk ia ka dale dot t’i konkretizoje. Ne minuten e fundit vajzat bardheblu kane shenuar me ane te Cinaj, por goli i saj nuk ka vlejtur per asgje.

Ne kete menyre Vllaznia U16 ia ka dale te trimfoje ndaj Tiranes dhe te shpallet per te dytin vit rradhazi kampione e Shqiperise, duke ndjekur ne kete menyre rrugen e sukseseve te ekipit te pare. Nje merite kjo e te gjitha vajzave, por edhe treshes se trajnereve te perbere nga Esmeralda Franja, Megi Doci dhe Lucije Gjini.

Futbolli i femrave ne vendin tone ne kete menyre vazhdon te kete vetem nje emer, ate te Vllaznise qe prej nje dekade te tere po i fiton te gjithe trofete, si me moshat, ashtu edhe me ekipin e te rriturve. /SHKODRASPORT.COM/