Pasditen e sotme boksieri i Vllaznise Jurgen Lazri do te ngjitet serish ne ring. Rreth ores 19:00 ai do te kete perballe boksierin nga Moldavia Daniil Guranda. Nje sfide kjo shume e rendesishme sepse ne rast fitoreje, ai mund te futet ne zonen e medaljeve ne peshen 63 kg ku ai konkurron.

E kemi fjalen per Kampionatin Europian te 16 vjeçareve qe po zhvillohet aktualisht ne Rumani dhe ku paraqitja e Lazrit eshte shume shpresedhenese per futjen e tij ne zonen e medaljeve, çka do te ishte nje sukses per kete sportist.

Dy dite me pare, boksieri shkodran triumfoi ne ndeshjen e pare me rezultatin e paster 5-0 ndaj boksierit nga Lituania Radoslav Pilat, ndersa sot do te tentoje suksesin edhe ndaj moldavit Guranda.

Trajneri i tij Klaudio Çekini sigurisht qe shpreson shume tek boksieri qe stervit prej disa vitesh dhe ai eshte i bindur tek fitorja edhe ne ndeshjen e sotme, çka do te kurorezonte me sukses gjithe punen e bere.

Po per kete Europian, diten e djeshme eshte ngjitur ne ring edhe boksieria shkodrane Arba Kuçi. Ajo kishte perballe boksieren e perfaqesueses se Rumanise. Edhe pse Kuçi nuk arriti te fitonte beri nje ndeshje shume te mire. Me kete humbje Arba Kuci e mbylli ketu rrugetimin per kete Kampionat Europian./SHKODRA-SPORT.COM/