Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak është miratuar edhe zëvendësimi I anëtareve të Këshillit  Mbikëqyrës të shoqërisë aksionere Vllaznia. Kryetari I këtij Këshilli, nënkryetari I Bashkisë Ritvan Troshani dhe dy anëtarët e tij, Beniamin Idrizi dhe Sued Hadri, kanë dhënë dorëheqjen. Në kushte të tilla, largimi I anëtarëve të këtij Këshilli duhet plotësuar me të tjerë dhe emrat për këtë do propozohen nga Këshilli Bashkiak. Dje nuk është kryer kjo procedurë dhe me siguri që do të bëhet në mbledhjen e ardhshme.Në këtë mënyrë tashmë Troshani, Idrizi dhe Hadri nuk do kenë më asnjë funksion drejtues tek Vllaznia. Gjërat kanë marrë rrjedhë tjetër dhe me formën e re të funksionimit të klubit, do ketë edhe drejtues të rinj të tij.
www.shkodrasport.com