Në stërvitjen e djeshme të Vllaznisë ka rënë në sy edhe prania e një futbollisti afrikan. Bëhet fjalë për Oshobe Oladele. Ai nga sa merret vesh, është 20 vjeç dhe është anëtar I Kombëtares U-21 të Nigerisë. I shoqëruar nga menaxheri Alfred Bode, futbollisti ka zhvilluar seancën e parë me kuqeblutë. Ai luan si mesfushor dhe sot do vendoset përfundimisht për fatin e tij nëse do federohet apo jo me Vllazninë. Gjasat janë të pakta që ai të qëndrojë sepse Vllaznia nuk ka alternativa te tjera. Po ashtu, diten e sotme do te marre fund edhe fati i mbrojtesit Arsen Sykaj. Bisedimet mes Vllaznise dhe Kastriotit vazhdojne per shkembimin e ketij mbrojtesi me sulmuesin Hysa megjithate me siguri qe do te jene oret e pasdites ata qe do vendosin per kete gje. Skuadra shkodrane ka nevoje per nje mbrojtes dhe nese nuk do vinte Sykaj ajo do ta kishte te veshtire ndonese edhe mbrojtesit aktuale te skuadres kane garantuar sigurimin e ketij reparti.

www.shkodrasport.com