Me të mbaruar konferencën e shtypit, presidenti I ri I Vllaznisë ka nxituar të kapë stërvitjen e ekipit për të zhvilluar të pari takim me të pas zyrtarizimit në këtë post. Ai ka takuar fillimisht trajnerin Bushati dhe më pas drejtorin sportiv Grima ndërkohë që kanë ardhur futbollistët të cilët një e nga një, I kanë dhë dorën presidentit të tyre të ri duke I uruar suksese. Presidenti Çela ndërkohë ka folur shkurt në këtë takim të parë me skuadrën duke thënë: ” Ne do jemi çdo ditë bashkë, tashmë për çdo shqetësim apo problem që do keni, e keni vendin ku të trokisni. Unë do jem pranë jush dhe ju duhet të bëni më të mirën për të ngjitur Vllazninë aty ku I takon”. Nga ana tjetër trajneri Bushati ka theksuar se ditët e ardhshme do ketë një mbledhje të zgjeruar me presidentin për të biseduar rreth të ardhmes së skuadrës.

www.shkodrasport.com