Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBoshatiset Laçi, një tjetër futbollist braktis bardhezinjtë

Boshatiset Laçi, një tjetër futbollist braktis bardhezinjtë

Laçi duket sikur ka humbur fillin pas përfundimit të kampionatit. Kurbinasit nuk arritën të kualifikoheshin në kupat e Europës këtë sezon teksa arritën të renditeshin vetëm në vendin e 5-të. Kjo gjë ka bërë që klubi të jetë me pushime dhe akoma nuk është rikthyer për të menduar për sezonin e ardhshëm.

Pas largimit të disa lojtarëve në javën e kaluar, tashmë ka ardhur një tjetër largim. Viktor Velkoski ka vendosur ti japë lamtumirë klubit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut i ka thënë faleminderit Laçit duke njoftuar largimin e tij.

Kujtojmë që 27-vjeçari u transferua para dy vitëve nga Vardari dhe ka qenë një pjesë e rëndësishme e bardhezinjëve. Këtë vit Velkoski ka luajtur në 33 ndeshje me Laçin duke sëhnuar 1 gol dhe dhuruar një asist.

“Me këtë postim dua të them “Faleminderit”. Falenderoj klubin e Laçit që në këto dy vite ishte shtëpia, shokët e skuadrës, stafi teknik që ishin pjesë e rrugëtimit tim profesional, duke konntribuar gjithashtu edhe kohë individuale. Jam mirënjohës për të gjitha sfidat dhe mundësitë që u shfaqën gjatë rrugëtimit”, ka shkruar Velkoski./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments