Vllaznia në taekwondo ka arritur të shpallet kampione si ekip në kampionatin kombëtar për fëmijë, duke arritur të sigurojë 13-medalje ari, shtatë medalje argjendi dhe 12-medalje bronzi. Ky bilanc i arritur nga sportistët e Vllaznisë në kampionatin e zhvilluar në qytetin e Fierit, ishte padyshim mjaft i kënaqshëm për krye-trajnerin e këtij ekipi, Elion Puka.

Në këtë mënyrë, ekipi i Vllaznisë në taekwondo vazhdon rrugën e sukseseve, teksa një përfaqësim të shkëlqyer bënë edhe në garat e fundit të kampionatit kombëtar për fëmijë.

Në përfundim të aktivitetit, Vllaznia ka korrurr një sukses të dyfishtë, me ekipin shkodran që u shpall kampion kombëtar, por edhe me sportistën më të mirë të aktivitetit, e cila ishte Reina Spathari në gjirin e Vllaznisë, e cilësuar si sportistja më e mirë për fëmijë.

Me suksesin e arritur në këtë aktivitet, ekipi i Vllaznisë ka arritur të mbrojtë titullin kampion, të cilin e ka fituar edhe vitin e kaluar. Ndërkohë që, krye-trajneri Elion Puka premton që trofeu i titullit kampion do të jetë i Vllaznisë edhe në kampionatet e ardhshme.
Maringlen ZHIVANI