Me eliminim e Brazilit dhe Uruguait ditën e sotme, u përcaktua edhe gjysmëfinalja e parë në Kupën e Botës Rusi 2018. Franca do të presë Belgjikën.

Ndërkohë, në këtë kompeticion kanë mbetur vetëm ekipe nga Europa. Edhe ditën e nesërme, dy çerekfinalistet e tjera janë tërësisht “europiane”, me Rusinë përballë Kroacisë, si dhe Suedia përballë Anglisë.

Kesisoj ky Boteror po konfirmohet njehere si evenimenti me surprizat me te medha qe kane ndodhur ndonjehere ne historine e tij.

Moskualifikimi i Italise dhe Hollandes, u shoqerua me eliminimin e shpejte te Gjermanise, Spanjes e Argjentise.

Nderkohe sonte u eliminua edhe Brazili qe konsiderohej favoriti kryesor per t’u shpallur kampion.

Belgjika dhe Kroacia konsiderohen si dy skuadrat e mundshme per diskutimin e finales megjithate duhet pritur.