Kupa e Botës është eventi më i rëndësishëm sportiv në glob. Kur bëhet fjalë për Botërorin, të gjithë shfaqin interes, madje edhe ata persona që nuk janë shumë të përfshirë në futboll.

Shumica e politikanëve shqiptarë janë dashamirës të futbollit dhe nuk kanë nguruar të tregojnë preferencat e tyre, në lidhje lidhje me skuadër që do të bëjnë tifo.

Pasioni për futbollin ka bërë bashkë këtë herë të majtë dhe të djathtë, ndërsa dominojnë tifozët e Gjermanisë dhe Brazilit, por nuk mungojnë as ata të Anglisë.

Ky botëror do të mbetet edhe jashtë interesit të kreut të PD, Lulzim Basha që është gjithashtu me Holandën, por edhe jashtë vëmendjes së kryeministrit Edi Rama që është me Italinë që nuk është kualifikuar në Rusi 2018.

Gazetarët e “Ora News” kanë pyetur disa prej deputetëve se cila është skuadra që do të bëjnë tifoz në Botëror. Ja si përgjigjen ata:

Aldo Bumçi: Për Gjermaninë, zakonisht Gjermaninë mbështës.

Spartak Braho: Jam me Gjermaninë.

Viktor Tusha: Për Gjermaninë.

Ulsi Manja: Unë për vete jam tifoz i Brazilit.

Kejdi Mehmetaj: Do bëja me shumë dëshirë për Shqipërinë, por meqë nuk është me skuadrën time të vjetër Gjermaninë.

Florion Mima: Nuk e kam ekipin e zemrës. Jam me Brazilin këtë radhë.

Klajda Gjosha: Me Anglinë

Dashamir Shehi: Me anglezët

Mimi Kodheli: Me skuadrën kombëtare, por meqë nuk e kemi skuadrën kombëtare, gjithmonë me gjermanët.

Monika Kryemadhi: Unë jam tifoze me Holadën, fatkeqësisht nuk është pjesëtare. Kështu që do të jem thjesht një spektatore.

Floida Kërpaci: Tifoze siç janë të gjithë, jo se kam ndonjë simpati të vecantë.

Milva Ekonomi: Unë në përgjthësi shoh sportin, nuk është se kam ndonjë skuadër.

Besnik Bare: Me skuadrat më të mira.

Por çfarë mendimi kanë politikanët nëse ky eveniment sportiv do të largojë vëmendjen debati politik apo jo?

Viktor Tusha: Shpresoj se do të shtensionojë pak

Edmond Haxhinasto: Nuk e mendoj.

Klajda Gjosha: Asnjëherë, çështjet e brendshme vijnë të parat!

Aldo Bumçi: Nuk është se kampionati Botëror shpëton qeverinë.