Real Madrid ka udhëtuar drejt Abu Dhabi ku do të luajë gysmëfinalen e Botërorit për Klube kundër Al Jazira-s. Pas një jave shumë të mirë, me fitoren 3-2 të marrë në Champions kundër Dortmund dhe 5-0 në kampionat kundër Sevilla, madrilenët do të kërkojnë t’i japin vazhdimësi këtyre rezultateve dhe të sigurojnë një vend në finalen e madhe. Lojtarët e Zidane duket se kanë gjetur atë kthjelltësi para portës, e cila u kishte munguar.

Kundërshtarët e tyre, Al Jazira, kanë siguruar një vend në këtë gjysmëfinale pasi kanë mundur 1-0 skuadrat e Auckland City dhe Uraëa Reds, duke bërë paraqitje shumë të mira në mbrojtje në të dy ndeshjet. Gjithsesi, ata nuk do ta kenë shumë të lehtë që të përmbajnë Cristiano Ronaldo me shokë, të cilët kanë shënuar tetë gola në dy ndeshjet e fundit, por që kanë pasur vështirësi për të gjetur rrugën e golit larg shtêpisë.

TRANSFERTAT – “Los Blancos”, në fakt, janë mundur 2-1 në fushën e Griona-s dhe 3-1 në fushën e Tottenham dhe nuk kanë arritur të shëkojnë më larg se barazimi pa gola në transfertat e zhvilluara kundër Atletico Madrid dhe Atheltic Bilbao. Madrilenët kanë arritur të marrin vetëm një fitore në pesë transfertat e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet (0-6 kundër APOEL).

HISTORIKE – Kjo do të jetë përballja e parë mes këtyre dy skuadrave, të cilat do të kërkojnë të marrin një fitoren e parë historike kundër njëra-tjetrës. Real Madrid është padyshim favorit për ta fituar sfidën, por Al Jazira ka treguar se di të mbrohet shumë mirë në dy ndeshjet e mëparshme dhe mund ta bëjë më interesante ndeshjen që do të zhvillohet në “Zayed Sports City Stadium” të Abu Dabit ditën e mërkurë në orën 18:00.