Serxhio Kalaj (mbrojtës) dhe Marko Aliaj, (portier), janë dy të rinjë mjaft të talentuar dhe me shumë pritshmëri për të ardhmen, që janë pjesë e klubit të rinjve të Lacios. Dy futbollistët e vitit 2000, janë gjithashtu pjesë e ekipit Shpresa.

Mirëpo, tashmë duket se ka ardhur moment për të provuar eksperiencën në një klub, ku kanë mundësinë të luajnë në ekip të parë dhe të fitojnë më shumë minuta si një formë për të ekspozuar aftësitë e tyre.

Klubi që i kërkon dy të rinjtë shqiptarë është Groseto, e cila në këtë sezon do të marrë pjesë në Serinë C. Ndaj, janë duke bërë përgatitjet në mënyrë që të kenë një përfaqësim dinjitoz dhe të provojnë të arrijnë më shumë në sezonin e ri.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse transferimi i shqiptarëve do të arrijë të mbyllet, ndoshta dhe në formën e huazimit. Bajziani Kalaj eshte grumbulluar herepashere edhe me ekipin e pare por pa patur hapesira aktivizimi dhe tashme me shume mundesi do t’i kete ato.