Në orën 18.00 në ”Elbasan Arena” luhet Besëlidhja-Pogradeci, takim i vlefshëm për Play-Off. Fituesi përballet me Vllazninë pas pak ditësh dhe objektivi është kalimi në Superiore.

Ndeshja mbart një rëndësi të madhe, ndaj e gjithë vëmendja është e fokusuar në Elbasan. FSHF ka vlerësuar maksimalisht këtë 90 minutësh duke caktuar si arbitër kryesor Enea Jorgjin.

Jorgji është një nga më të mirët në Shqipëri dhe për me tëper, mban stemën e FIFA-s. Ai do ndihmohet nga Astrit Mahmuti dhe Emigers Ganxhi. Si Pogradeci, ashtu edhe Besëlidhja, kanë zhvilluar një sezon fantastik në Kategorinë e Parë dhe sot kërkohet një ”sprint” i fundit.

Me syte tek kjo ndeshje eshte edhe Vllaznia sepse siç dihet, ajo do te ndeshet me fituesin e ketij çifti javen e ardhshme ne stadiumin “Loro Boriçi”, per te percaktuar skuadren qe do te luaje ne Superlige sezonin e ardhshem.