Shqipëria u mposht në ndeshjen e parë të vitit 2024 përballë Kilit. Miqësorja e zhvilluar në Parma të Italisë, përfundoi me fitoren e pastër 0-3 të amerikano-latinëve. Një ndeshje që nuk ishte ashtu siç pritej nga tanët. Pas kësaj humbje, lojtarët kuqezi kanë marrë edhe notat për paraqitjet e tyre.

Më i miri në fushën e lojës për Kombëtaren tonë ishte Mario Mitaj. Mbrojtësi i krahut të majtë u vlerësua me notën 6.6, më e larta në radhët e kuqezinjve. Me notën 6.5 u vlerësua po lojtari i krahut të majtë, por ai i sulmit, Taulant Seferi.

Pas tij vijnë Manaj, Asani, Asllani, Ramaddani dhe Qazim Laçi me notën 6.4. Ndërsa me 6.1 janë vlerësuar shumica e lojtarëve, si Bajrami, Mihaj, Muçolli, Broja, Muçi dhe Arbër Hoxha. Ndërsa Berat Gjimshiti u vlerësua me notën 6.

Më të dobëtit e kësaj sfide, të cilët ‘ngelën’ në klasë ishin Strakosha dhe Hysaj. Portieri kuqezi u vlerësua me notën 5.8 ndërsa Elseid Hysaj 5.9./newsport/