Teksa ka mbetur një orë nga starti i sfidës Angli-Shqipëri, situata jashtë stadiumit të Uemblit ka filluar të ndizet nga tifozët kuqezi të cilët janë të shumtë në numër.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë video ku shikohet se si shkallët e jashtme të Uemblit janë pushtuar nga flamujt shqiptarë dhe tifozët që këndojnë këngë patriotike si “Xhamadani vija vija” apo thirrje “O sa mirë me qenë shqiptarë”.

Por ne “Uembli” nuk do te mungojne edhe tifozet shkodrane dhe madje edhe shalli i Vllaznise. Prezent do te jete ne kete ndeshje presidenti i ekipit “Juban Danja” Ferdinand Jaku dhe e bija, ish- futbollistja e njohur Emanuela Jaku e po ashtu edhe bashkeshorti i saj, ish- gazetari sportiv Anton Zalli me dy djemte e tyre.

Po ashtu edhe ish- trajneri i Vllaznise se futbollit te femrave Selami Pepaj me te birin apo dhe tifozi i njohur i Vllaznise Indrit Peku bashke me shallin kuqeblu.

Pa permendur pastaj edhe shume te tjere, por ne evidentuam disa prej tyre qe do te brohorasin per kombetaren shqiptare ne kete ndeshje./SHKODRA-SPORT.COM/