Dani Alvesh është përsëri një lojtar i Barcelonës. Lajmi u bë publik nga vetë klubi ku me anë të një postimi në ‘Twitter’, i uron mirëseardhjen brazilianit.

“Dani Alvesh po rikthehet tek Barcelona’, thuhej në postim. Lojtari do të firmosë një kontratë deri në fund të sezonit, me opsion edhe për një vit tjetër.

Mbrojtësi është i ndërgjegjshëm se Barcelona ka probleme financiare ndaj ka pranuar që të luajë praktikisht falas, duke përfituar një rrogë minimale sipas protokolleve në futbollin spanjoll.

Ai dëshiron që të japë kontributin e tij me katalanasit, në mënyrë që të jetë pjesë e kombëtares së Brazilit në Botëror.