Trajneri i Kukësit, Diego Longo, ka deklaruar sot se nuk do të flasë pas ndeshjeve nga frika se fjalët e tij keqkuptohen. Ai u shfaq në “Gol pas Goli” dhe tha që derisa të fliste shqip, nuk do të prononcohej për të mos u keqkuptuar.

Por trajneri italian nuk i ka rezistuar tundimit që mendimin e tij për ndeshjen e fituar sot ndaj Dinamos, ta shprehte në rrjetet sociale.

“Përpjekja, përkushtimi dhe loja kanë qenë gjithmonë.

Mungonte fitorja dhe ajo erdhi

Jam i lumtur për grupin.

Tani mendjen te Skënderbeu. Duhet përqendrim dhe shpirt sakrifice, nuk duhet të lëshojmë asnjë milimetër!”, shkruante Longo në postimin e tij.