Pak javë pas asaj që ndodhi në Mestalla në ndeshjen Valencia-Real Madrid, po mbërrijnë masat e para. Faktet datojnë që nga 21 maji, kur disa tifozë sulmuan brazilianin Vinicius Junior duke drejtuar fyerje raciste kundër tij.

Një episod tjetër për t’u dënuar dhe që nënvizon se sa shumë problemi në botën e futbollit është ende larg zgjidhjes. Pas fjalëve nga Lula dhe Infantino, të cilët i janë bashkuar një grupi tashmë të madh futbollistësh, në Brazil kanë vendosur të fikin Krishtin Shëlbues në shenjë solidariteti.

Megjithatë, tani ka ardhur koha për veprim. Asambleja legjislative e shtetit të Rio de Zhaneiros, në Brazil, në fakt ka miratuar dy projektligje për të luftuar racizmin në sport.

Masa e parë synon të luftojë episodet e diskriminimit në stadiume dhe arena rajonale. Nëse sanksionohet nga guvernatori, legjislacioni i ri do të çojë në pezullimin e menjëhershëm të ngjarjeve sportive që kanë shprehje raciste nga kushdo i pranishëm në vend.

I quajtur ‘Vini Jr State Policy’, ligji sugjeron një sërë masash ndëshkuese dhe edukative në mënyrë që praktikat raciste të mund të zhduken nga shkallët e stadiumit.

Nisma e dytë konsiston në krijimin e “Ditës Historike të Reagimit kundër Racizmit në Futboll”, e cila synon të luftojë diskriminimin racor në futbollin brazilian dhe të mbrojë të drejtat individuale të popullsisë.

Deputetët e Rios miratuan edhe dorëzimin e medaljes Tiradentes, nderimi më i lartë i pushtetit legjislativ të shtetit, lojtarit të Real Madridit, i cili do të marrë edhe titullin ‘Qytetar Karioka’.