Islanda dhe Panamaja do të bëhen në Rusi, kësaj vere, vendet numër 85 dhe 86, që marrin pjesë në një fazë finale të Kupës së Botës në futboll.

Për Brazilin, nga ana tjetër, do të jetë pjesëmarrja e tij e 21-të. Ose, çfarë është e njëjtë: është i vetmi vend, që ka qenë i pranishëm në të gjithë Botërorët e deritanishëm, që nga i pari, në vitin 1930.

Nuk ka dështuar as edhe një herë për t’u kualifikuar në fazën finale të këtij kompeticioni madhor global.

Është logjike atëherë, se “Selecao” drejton praktikisht të gjitha klasifikimet historike, duke filluar numri më i shumtë i fitoreve dhe golave të shënuar…, deri te 5 tituj gjithsej.

Pas brazilianëve vjen Italia, me 18 pjesëmarrje në Botëror, që nuk merr pjesë në “Rusia 2018”, sepse u eliminua në ditën e fundit të fazës kualifikuese, pas një barazimi 0-0 ndaj Suedisë.

E treta është Argjentina, me 17 Botërorë të luajtur, dhe si vijon: Meksika (16), Spanja, Anglia dhe Franca (15).

Lista e kombëtareve me 10 ose më shumë pjesëmarrje në Kupën e Botës mbyllet nga SHBA dhe Koreja e Jugut. Nga kjo listë, kësaj vere do të mungojë, përveç Italisë, edhe SHBA.

Ja lista e kombëtareve me më shumë pjesëmarrje në Botëror:

Brazili – 20 Botërorë
Itali – 18
Argjentina – 17
Meksika – 16
Spanja – 15
Anglia – 15
Uruguaji – 13
Belgjika – 13
Suedia – 12
Gjermania Perëndimore – 11
Zvicra – 11
SHBA – 10
Koreja e Jugut – 10