HomeKRYESOREBrazili shpall listën me shumë surpriza

Brazili shpall listën me shumë surpriza

Brazili do të luajë në muajin tetor dy ndeshje miqësore ndaj Senegalit dhe Nigerisë. Trajneri Tite ka zbuluar edhe listën me lojtarët e grumbulluar për këto dy takime. Në listën e trajnerit brazilian ka shumë surpriza pasi ka lënë jashtë disa lojtarë mjaft të rëndësishëm.

Marcelo është lënë jashtë pasi mbrojtësi vuan nga një dëmtim, ndërsa është thirrur sërish Militao i Real Madrid, por jashtë liste është lënë edhe Vinicius JR.

Surpriza më e madhe e kësaj grumbullimi është thirrja e Gabriel Barbosa, sulmuesi i Interi po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin brazilian dhe kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re nga trajneri Tite.  

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments