Brazili do të luajë në muajin tetor dy ndeshje miqësore ndaj Senegalit dhe Nigerisë. Trajneri Tite ka zbuluar edhe listën me lojtarët e grumbulluar për këto dy takime. Në listën e trajnerit brazilian ka shumë surpriza pasi ka lënë jashtë disa lojtarë mjaft të rëndësishëm.

Marcelo është lënë jashtë pasi mbrojtësi vuan nga një dëmtim, ndërsa është thirrur sërish Militao i Real Madrid, por jashtë liste është lënë edhe Vinicius JR.

Surpriza më e madhe e kësaj grumbullimi është thirrja e Gabriel Barbosa, sulmuesi i Interi po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin brazilian dhe kjo gjë nuk ka kaluar pa u vënë re nga trajneri Tite.