Mauricio Sarri ende nuk ka arritur ta transformojë Juventusin dhe ta bëjë të lëvizë në fushë sipas ideve të tij. Është shpejt akoma pasi deri më tani janë zhvilluar vetëm katër ndeshjet e para sezonale, edhe pse në disa momente dallohen karakteristikat e trajnerit toskan.

Ndërkohë, të gjithë presin që loja e Juventusit t’i ngjasojë asaj të Napolit, teksa të kaltrit e asaj periudhe nën urdhrat e Sarrit, merrnin komplimenta edhe nga një si Guardiola për futbollin e aplikuar. Por, së fundmi trajneri Sarri është shprehur se ka mundësi që futbolli i Napolit të mos aplikohet asnjëherë te bardhezinjtë, pasi torinezët kanë të tjera karakteristika.

“ Secili ka rrugëtimin e tij. Kështu ndodh edhe për skuadrat. Nëse për të parë skuadrën e Sarrit, nënkuptoni të shihni Napolin, atëherë kjo mund të mos ndodhë asnjëherë. Ky ekip ka karakteristika të ndryshme dhe me shumë mundësi do të luajmë gjithnjë në një tjetër mënyrë./vipsport/