Pas katër ditësh pushim, futbollistët e Vllaznisë i janë rikthyer pasditen e sotme stërvitjes teksa kanë zhvilluar seancën e rradhë. Ajo që ka rënë në sy në këtë seancë ka qenë mungesa e Edi Martinit dhe si rrjedhojë, stërvitja është drejtuar nga zëvendëstrajneri Ergi Borshi.
Gazeta “Shkodra Sport” mëson se Martini ka munguar në këtë seancë sepse një gjë e tillë i është komunikuar nga ana e drejtuesve të klubit, në përpjekjet për ta ndërprerë kontratën.
Vetë trajneri ende në detyrë duket se nuk ka ndër mend të tërhiqet dhe çështja me shumë mundësi mund të shkojë edhe në gjykatë. Megjithatë në ditët në vijim pritet të ketë sërish bisedime për ta mbyllur me konsensus këtë gjë.
Një situatë e tillë ka bërë që edhe drejtuesit e klubit të mos nguten për emërimin e tij pavarësisht se po qarkullojnë disa emra dhe një situatë e tillë pritet të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


