Dje beri serish detyren e tij, luajti mire dhe shenoi edhe nje tjeter gol per Kastriotin, skuadren me te cilen ishte i huazuar deri ne fund te ketij sezoni. E kemi fjalen per brazilianin Kaina Nunes.

Duke qene se ishte ne pronesi te Vllaznise, sulmuesi shtatelarte pasi e dergoi topin ne rrjeten e Vllaznise dhe duke barazuar ne ato momente rezultatin ne 1-1, nuk e festoi Ngriti duart lart, per t’i thene shokeve te tij te ekipit se nuk mund te festonte.

Kjo foto e tregon me se miri kete gje. Kaina beri ate qe ne fakt edhe ndonje shkodran nuk e ka bere kur ka luajtur me skuadra te tjera dhe i ka shenuar Vllaznise.

Pikerisht per kete arsye, braziliani mori edhe duartrokitjet e atyre pak tifozeve shkodrane qe kane qene te pranishem diten e djeshme ne stadiumin e kamzes per te ndjekur kete ndeshje e cila e fund perfundoi me fitoren e Vllaznise me rezultatin 3-1.

Goli i djeshem ndaj kuqebluve ka qene i teti ne kampionat per sulmuesin e cili pikerisht diten e finales se kupes ne mes Vllaznise dhe Laçit, do te mbush 25 vjeç. Kujtojme qe ai ka edhe nje vit kontrate me Vllaznine dhe nga qershori do te rikthehet te jete pjese e saj./SHKODRA-SPORT.COM/