Një situatë aspak e mirë te Vllaznia pak ditë më parë. Shkodranët u mposhtën 1-2 nga Bylis në shtëpi dhe humbën pas disa muajsh vendin e parë. Në media ditën e premte u përfol se Vllaznia kishte shkarkuar trajnerin Brdariç, por të nesërmen u vendos që trajneri gjerman do të jetë pjesë e klubit. I ftuar në emisionin “Skaner”, trajneri Brdariç foli për këto zëra, por edhe për krizën e Vllaznisë.
Çfarë ndodhi pas ndeshjes me Bylisin, ishit I shkarkuar? “Dua të them që ishin të gjithë të zhgënjyer pasi ky 3 pikësh do të na rriste moralin e të mos humbinin kreun. Nuk është lehtë të luash ndaj ekipeve të Superligës që janë pretendente, por edhe atyre që janë poshtë.
Në çdo familje ka diskutime dhe probleme dhe është normale që ka diskutime pas ndeshjes. Në një situatë të qetë dhe me një llogjik jo emotive ne diskutuam me njerëzit që kanë marrë përgjegjësi për këtë situatë. Ne folëm lidhur me ndeshjen dhe asgjë tjetër.
Ndoshta dikush ka dëgjuar që ka qenë një diskutim I fortë dhe isha I surprizova pas lajmeve që dolën. Nuk është se I vura vesh shumë këtyre lajmeve sepse për mua e rëndësishme ishte fjala e sponsorit Xhaferi. Ne kishim një mbledhje tjetër të shtunën në mengjes dhe ne në situata të tilla duhet të jesh i qetë edhe pse futbolli ka presionin. E bëmë këtë mbledhje edhe me një përkthyes pasi nuk flasim të njëjtën gjuhë dhe nuk kuptohem ajo që donim të thonim.
Ne jemi Vllaznia dhe kemi nisur ndërtimin e kësaj skuadre të re. Disa njerëz harrojnë se çfarë kemi bërë në këto 8 muaj dhe duke mos harruar pjesën tjetër të metat e lojës që kemi pasur. Për mua është e rëndësishme që të përcjellësh te lojtarët frymën e mirë dhe lidhja me lojtarët është shumë e mirë. Jemi të vetëdijshëm që nuk kemi bërë ndeshje të mira kohët e fundit.
Është një sfidë e madhe për ta mbajtur këtë pozicion. Kur arrin që për 23-të javë të rrish në vend të parë është sukses I madh. Të gjithë kundërshtarët japin 200% kur luajnë ndaj skuadrës së vendit të parë. Është një punë e madhe dhe kur nuk qendron I bashkuar nuk është diçka e mirë në ndërtimin e kësaj Vllaznie”.
Pse drejtime të ndryshme? “E kuptoj shqipen shumë më mirë nga se mendojnë njerëzit. Kemi startuar nga 0 e skuadra erdhi nga një Kategori më poshtë dhe kur kemi filluar të ndërtojmë këtë skuadër të re pas 24 javësh nuk mund të mendosh që do të jemi ne në krye të kampionatit.
Natyrisht që është një dëshirë dhe sfidë për ta mbajtur këtë vend të parë, kush nuk dëshiron ta mbajë këtë vend të parë. Kemi bërë gabime nga dita e parë e deri në tani, por jam krenar për lojtarët që jemi në këtë pozicion sepse nuk mund të ndëshkohen lojtarët që kanë qenë në krye e kanë punuar në kushte jo të mira.
Nuk kemi paga të larta në skuadër, por të ulëta dhe në këto kushte lojtarët kanë bërë një punë shumë të mirë. Ne të gjithë këtë histori grupi është mundur të mbajë mendjen larg nga problemet që kishim dhe nuk jemi përpjekur të justifikohemi që nuk na pëlqen fusha apo diçka tjetër, por kemi qenë aty për të përballuar të gjithë këto ndeshje”./newsport/