Trajneri i Vllaznise Thomas Brdariç eshte i bindur se rezultatet pozitive te ekipit do te vazhdojne sepse futbollistet e tij jane te uritur per te bere gjera te mira.
Ai ka qene i ftuar sonte ne emisionin “Sport Arena” ne TV Rozafa dhe per 90 minuta ka folur per gjithçka qe ka te beje me skuadren e tij, menyren si eshte ndertuar dhe punen e bere.
Gjate gjithe emisionit ka folur me optimizem, ka premtuar se puna do te vazhdoje dhe mbi te gjitha bashkepunimi i shkelqyer me te gjitha palet.
Nderkohe i ngacmuar nese ka hasur ndonje problem qe ia ka veshtiresuar punen, ai duke dashur te mbetet i veçante, duke qeshur eshte pergjigjur: “T’i thone te tjeret, per mua gjithçka eshte ok”. Une dua te vazhdoj punen me skuadren. Shoh qe djemte jane te uritur dhe kjo me kenaq”.
Nje strateg i vertete. Ne kater muaj e gjysem pune ne krye te kesaj skuadre, ka reflektuar vetem pozitive dhe kjo eshte ndoshta gjeja kryesore qe ka çuar ne suksesin e deritanishem te Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/


