Nga Endri ÇINARI

Vllaznia arriti një fitore në frymën e fundit në javën e 34-ët të Superiores. Shkodranët arritën të mposhtnin Dinamon, me një gol të shënuar nga Kevin Dodaj në minutën e 93-të të takimit. Duke siguruar kështu zyrtarisht pjesëmarrjen në “final 4”. Por gjithashtu duket hedhur një hap të madh në sigurimin e vendit të dytë.

Por fitorja ndaj dinamovitëve, ashtu siç e tregon edhe minuta kur është shënuar goli nuk ishte aspak e thjeshtë. Madje kuqeblutë në dy raste mund të gjendeshin në disavantazh, ku blutë goditen dy herë shtyllën. Megjithatë në fund shkodranët nuk vodhën asgjë, duke siguruar fitoren e dytë rradhazi pas rikthimit të Thomas Brdaric.

E pikërisht gjermani ishte ai që “shpiku” me lëvizjet e tij këtë 3 pikësh të 9 herë kampionëve të vendit. Kjo sepse lojtarët e ardhur nga stoli ishin ata që “gatuan” dhe finalizuan golin e Vllaznisë.

Duke nisur nga Alfred Ajdarevic, cili u hodh në fushë në minutën e 58-të të ndeshjes duke zëvendësuar Çoben. Pikërisht numri 10-të ishte ai që dhuroi asisitin për golin e fitores.

Gol ky i shënuar po nga një lojtar që erdhi nga stoli si Dodaj. Ku sulmuesi hyri në fushën e lojës në minutën e 75-të të ndeshjes në vendin e Smajlit. Lëvizjet qëlluan të duhurat për Brdaric dhe stafin e tij. Kjo duke treguar edhe një formë pozitive edhe të futbollistëve që vijnë nga pankina. Dhe që janë gati të japin në mënyrën më të mirë të mundshme kontributin e tyre për objektivat e ekipit./www.shkodrasport.com/