Besim, entuziasem por edhe qendrim me kembe ne toke. Thomas Brdariç ne konferencen e shtypit te pragndeshjes me Laçin, ne konferencen per shtyp gjate dites se sotme eshte shprehur:
“Do të përballemi me Lacin nesër, do të përgatitemi për një përballje mjaft të vështirë. Por hapi i parë tashmë ëshë arritur, pasi ne ja kemi dalë të krijojmë atmosferë mjaft të mirë në dhomat e zhveshjes dhe për mua kjo është shumë e rëndësishme. Gjithashu duhet të përshtatim disa lojtarë të rinj në ekipin tonë. Mendoj se kemi bërë një punë të mirë në javët e fundit.
Jemi në një sezon të ri kalendarik dhe kemi pritshmëri shumë të mëdha, pavarësisht se si janë kushtet këtu te Vllaznia. Mendoj se jemi në rrugën e duhur për të qënë konkurrues nesër në Lac dhe duam të implementojmë stilin tonë të lojës në atë mënyrë që ne dimë më së miri.
Fatkeqësisht nuk jemi të plotë. Kemi disa probleme të vogla për të zgjidhur, por kemi lojtarë të gatshëm të tjerë që janë më se të uritur për t’i treguar tifozëve të Vllaznisë cfarë jemi të aftë të bëjmë.
Ne jemi gati, së bashku me tifozët tanë, të cilët duhet të jenë me ne në cfarëdo lloj rezultati të mundshëm, sado keq që mund të duket. Ne bashkë me lojtarët jemi duke punuar fort dhe gjithashtu ato duhet të jenë të përqëndruar për secliën ndeshje. Sigurisht që kampionati është më i vështirë sesa vjet, por ne ndihemi më se gati për të bërë ato që dimë të bëjmë më mirë.
Sigurisht që ne cdo sezon që kalon duam të përmirësohemi dhe duam që të jemi një ekip më i mirë për cdo vit që kalon. Duhet të kujtojmë që kjo është një lojë, nuk është një luftë, ne duhet të argëtohemi, por gjithsesi duhet të jemi gati, si fizikisht, po ashtu edhe mendërisht për të përballuar edhe një sezon të gjatë.
Sigurisht që është koha e duhur për të pasur një ndryshim. Këtu në Shqipëri është një lloj zakoni, të cilin ekipet që luajnë jashtë, ta thyejnë rezultatin humbës. Për mua është e rëndësishme që bërthama e grupit të jetë e shëndetshme dhe në fund të arrijmë në lojën tonë për t’ja dalë më së miri në ndeshjen e nesërme.
Besoj që do të kthehem në Shkodër me 3 pikë.
Ne do të mundohemi të luajmë një futboll të mirë, sepse futbolli sot është një lojë mjaft komplekse, duhet të luajmë me tranzicione mjaft të shpejta, të bëjmë qarkullim të mirë të topit, por gjithashtu unë dua kushte më të mira rreth nesh, pasi na bëjnë të ndihemi më mirë dhe të stërvitëmi më mirë.
Sigurisht që mendoj se ky është një hap mjaft i mirë, sepse unë kam besim të madh te Alban Xhaferri. Ne jemi profesionistë, kemi kontratat, por besoj që kjo është rruga e duhur që të ecim përpara.