Veleçiku qe nga mbremja e djeshme ka nje trajner te ri. Ai eshte Haris Lika. Drejtuesit e klubit koplikas kane marre vendimin per te zevendesuar Ardi Rustemajn i cili eshte larguar nga kjo detyre para disa ditesh.

Lika ka tashme nje pervoje ne drejtim teksa prej vitesh punon si trajner moshash teksa sezonin e kaluar ka drejtuar ekipin U19 te Akademise se Shenkollit.

Presidenti dhe njekohesisht kryebashkiaku Marinaj ia kane besuar atij drejtimin e skuadres koplikase, por natyrisht qe detyra e tij nuk eshte aq e lehte.

Starti i kampionatit eshte ne prag te puna do te filloje vetem te henen. Tashme duhet pare se cili do te jete kontigjenti qe do ta formoje kete skuadren ne sezonin e ri ku ajo do te marre pjese ne kategorine e dyte.

Haris Lika dallohet si nje trajner shume punetor dhe tashme duhet pare se si do t’i shkojne gjerat ne kete eksperience te pare si trajner i nje ekipi te rriturish./SHKODRA-SPORT.COM/