Kampionati i 20-të kombëtar i boksit ka nisur me një humbje të papritur për boksierin e Vllaznisë Asmer Bilali. Në ndeshjen e ditës së parë, ai është mundur nga boksieri i Tiranës Denis Nurja. Por sikur të mos mjaftonte kjo, një humbje e papritur edhe për boksierin tjetër të Vllaznisë Bekim Vjerdha ndaj Alban Beqirit po të Tiranës. Kjo ndeshja e fundit është kontestuar gjatë nga trajneri Zef Gjoni tek gjyqtaria megjithatë vendimi nuk ka ndryshuar. Kampionati kësisoj nuk ka nisur dhe aq mirë për ekipin shkodran që pretendon fitoren e titullit të 18-të kampion të vendit. Rivaliteti pritet të jetë i madh me ekipet e Tiranës dhe Dardanisë dhe kjo është parë edhe në ndeshjet e ditës së parë. Në këtë kampionat marrin pjesë 9 ekipe me boksierët e tyre më të mirë.Ditën e parë janë zhvilluar 13 ndeshje ndërkohë që ditën e dytë, ndeshjet e së cilës startojnë sërish në orën 17.00, do jenë 11 ndeshje për t’u luajtur. Fituesit e ditës së parë sipas peshave respektive kanë qenë këto boksierë:
Fituesit e ditës së parë
56 kg    Ronildo Piranej    (Vllaznia)
60 kg    Arnold Kuqari    (Apolonia)
60 kg    Fatjon Arapi    (Vllaznia)
64 kg    Elton Cenaj    (Teuta)
64 kg    A. Merkohasanaj (Dardania)
64 kg    Kristian Shytani(Vllaznia)
69 kg    Vilson Spahiu    (Dardania)
69 kg    Denis Nurja    (Tirana)
75 kg    Alban Beqiri    (Tirana)
75 kg    Arnaldo Duka    (Flamurtari)
81 kg    Klison Beqaraj    (Teuta)
91 kg    Emanuel Kacaj    (Vllaznia)
91 kg    Omer Braho    (Flamurtari)
www.shkodrasport.com

Kristian Shytani shpallet fitues ne peshen 64 kg ne diten e pare te kampionatit