Sulmuesi shkodran ka shënuar sërish në Iran. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ndaj ekipit Malavan FC, skuadra e shkodranit ndonëse luante në transfertë, ka arritur të fitojë me rezultatin e pastër 2-0. Ka qenë pikërisht Sukaj ai që ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 45-të duke shënuar golin e parë ndërsa goli i dytë ka ardhur në minutën e 66-të nga kroati Daloviç. Me golin e shënuar sot, Sukajt ngjitet në kuotën e 5 golave të shënuar (në fakt duhej të ishin 6 por një gol i tij është shënuar si autogol nga mediat iraniane ngaqë topi është devijuar nga një futbollist kundërshtar.

Megjithatë dallohet qartë fakti se Sukaj është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për skuadrën e tij me golat që ka shënuar. Nga 16 golat që ka shënuar Sepahani në këto 10 javë kampionat, 5 mbajnë firmën e Sukajt. Ndërkohë fitorja e djeshme e kësaj skuadre ka patur një peshë shumë të madhe sepse me këtë trepikësh Sepahani është ngjitur sërish në krye të renditjes së kampionatit iranian të futbollit me 20 pikë të grumbulluara.Ajo çfare pritet tashme eshte nje ftese e trajnerit te kombetares shqiptare De Biazi per kete futbollist, per dy ndeshjet e muajit tetor ndaj Islandes dhe Sllovenise.
Gjergj KOLA