Tomas Brdariç, trajneri që bëri jehonë me Vllazninë, duke e çuar në vendin e dytë, por me pikë të barbarta sa Teuta që fitoi titullin dhe që pak ditë më parë fitoi finale e Kupës me Vllazninë tashmë është pa kontratë. Në një prononcim për “Sport News” në News 24, Tomas Brdariç thekson se është në pritje të Alban Xhaferit për të vendosur në fund për të mirën e përbashkët. “Së pari dua të them faleminderit për të gjithë ata që na përkrahën që prej ditës së parë dhe faleminderit po ashtu për pritjen dhe festën që bëmë të gjithë bashke sepse Vllaznia e meritonte. Ne u fokusuam dhe u angazhuam njësoj në çdo ndeshje që bëmë në të shkuarën. Fitorja e Kupës është diçka e veçantë por ne u përqendruam maksimalisht në të dyja kompeticionet por Kupa është ajo që na dha një fund të lumtur dhe shpërblimin e merituar dhe mund të them që jemi të kënaqur edhe me kaq edhe pse ishim edhe shumë pranë titullit”

“Unë jam trajner dhe si i tille me pëlqen të synoj gjithmonë suksesin dhe tua ngulis në mendje edhe lojtareve këtë ide. Ne këtë pike mund të them se edhe lojtarët e përvetësuan idenë time. Kjo e bën për mua shume të rëndësishme këtë fitore”.

“Për mua ky ishte një sezon i shkëlqyer. Edhe i gjithë qyteti është krenar për këtë sezon. Me vjen mire që këtë vit arritëm tu kthenim mbrapsht besimin e dhënë përgjatë viteve të mëparshme me këtë fitore që kërkohej prej kohësh. Ndaj pavarësisht të gjithave mund them se bëmë një punë të mirë”.

“Çdo skuadër që arrin të jetë në vendin e parë në fund të sezonit e meriton fitoren. Unë isha i pari që e urova Teutën për titullin në momentin që ata u shpallen kampion sepse ata bënë mire në momentin e duhur. Unë mendoj se Bregu ishte lojtari që bëri diferencën. Ai ka shënuar dhe ka treguar performancë të lartë. E ngriti skuadrën lart deri tek titulli. Për sa i përket skuadrës tonë askush nuk u evidentua mbi skuadrën. Por të gjithë në grup perfomuam shume mire në të dy kompeticionet”.

“Unë jam trajner profesionist dhe teksa tani në fund i hedh një sy gjithë sezonit e kuptoj që çdo gjë deri diku balancohet. Ndonjëherë ke fat e në raste të tjera ndihesh i pafat. Gjatë sezonit patëm shume ulje ngritje. Puna është si të përballojmë disfatat sepse pas çdo vendimi të arbitrit është shume e lehtë të inatosesh por sipas meje arbritrat bënë një punë të mirë dhe të balancuar”.

“Jo, mendoj se ishte një sezon i rregullt. Sigurisht nuk patëm praninë e tifozëve dhe është për të ardhur keq se vetëm në fund të sezonit patëm pak tifozë të pranishëm. Të gjithë të tjerët e ndoqën nëpërmjet tv kampionatin dhe kjo ka ndikuar, por përgjithësisht çdo gjë ishte shumë e drejtë.

“E them gjithnjë se sezoni është i gjate dhe të dish të përballesh me problemet në futboll është e rëndësishme sepse jo gjithmonë fiton. Duhet të kuptojmë që ka edhe dështime, duhet te kuptojmë që edhe kushtet s’janë gjithmonë favorizuese. S’duhet harruar që kushtet këtu gjatë dimrit janë të vështira, nuk kemi në dispozicion fusha profesioniste, ndryshojmë programin e stërvitjes dhe fakti që mbijetuam dhe ia dolëm gjatë këtij sezoni është një lajm fantastik. Ishim shume afër titullit por edhe si vend i dytë kam përshtypjen se është mese mjaftueshëm për ne”.

“Edhe unë jam kurioz për përgjigjen time në këtë pikë. Në jetë, duhet të gjesh vendimin e duhur në momentin e duhur. Të gjithë duam suksesin por ai nuk vjen aq shpejt sa do ti dhe duhet të kuptosh faktin që çdo gjë është llogari e duhet shumë durim në disa momente kyçe. Ne u ulem me drejtuesit dhe diskutuam si do vazhdojmë me grupin dhe pastaj gjetëm një dakortësi. Folëm mbi të dhe vazhduam me akoma më shumë vendosmëri se më parë”.

“Unë ndihem mirë. Jam shume i kënaqur. Ky vend më ka dhënë shumë dhe filluam një projekt por duhet të mësojmë të përmirësohemi në të gjitha drejtimet. Nuk behet fjale për pagën apo gjera të tjera por duhet të përmirësohemi dhe të mësojmë të zhvillojmë më tej e të çojmë përpara atë që nisëm sepse ky klub e meriton atë. Të gjithë kërkojmë stadiume moderne dhe infrastrukturën e duhur në Shqipëri por për momentin duhet të mësojmë të përshtatemi me ato që kemi”.

“Çdokush është i interesuar për të arritur qëllimet e përbashkëta sidomos në futboll. Kjo është normale, çdo gjë është publike, jemi në sy të të gjithëve dhe ka edhe oferta. Unë kam patur kontakte me disa menaxhere. Ky është edhe qëllimi në fund të fundit. Vërtet kontrata ime mbaron këtu por unë dua të flas me Albanin për të ardhmen dhe ky është synimi im parësor. Kjo është puna ime, ajo që nisem. E mbaruam këtë sezon me një fund fantastik dhe tani duhet ta vazhdojmë. Duhet të ulemi e te diskutojmë të mirën e përbashkët”.

“Kam marrë mesazhe të shumta nga njerëz të zakonshëm të cilët në mënyrë të sinqertë na falënderonin për punën e shkëlqyer dhe ky është mesazhi më i mirë që mund të merrja në fund të këtij sezoni”.

“Mendoj se ky është hapi tjetër. Ne bëmë një hap gjigand përpara pasi e nisëm nga zero. Ju kujtoj se nisem me pak lojtarë pa e ditur se ç’do na sillte e nesërmja. Ishte një projekt ku askush nuk e besonte që do ishim pretendente për dy trofetë e jo më të fitonim Kupën. E nisëm me disa lojtarë që sot nuk janë më në skuadër dhe me kohen ndërtuam këtë ekip që gjatë muajve u bë ky që është dhe tani duhet të mendojmë profesionalisht që të fokusohemi në detaje dhe të përparojmë. Kjo është një punë e vështirë dhe është shumë më e vështirë sesa para një viti”.

“Mendoj se çdo moment në punë është i rëndësishëm pavarësisht rezultateve në fund. Që të jem i sinqerte në lidhje me këtë pikë unë përpiqem gjithmonë të tregohem i përulur dhe modest sepse futbolli është një proces emocional. Në fushë vendoset çdo gjë por ama organizimi jashtë saj duhet të jetë profesional dhe duhet kuptuar si funksionon dhe të jesh i ndërgjegjshëm për të. Klubi tanimë i ka përpunuar e ka mësuar nga përvojat e së shkuarës dhe është në një tjetër nivel”.

“Shiko, futbolli funksionon në rrjet. Dikur isha lojtar i kombëtares, kam luajtur në finalen e Champions kam luajtur për tituj në Gjermani kështu që të gjithë më njohin. Por ky klub me dha mundësinë dhe përgjegjësinë të mund të tregoj çfarë jam i aftë të bëjë dhe me skuadrën pas meje dhe stafin, drejtorin sportiv Matko Djarmatin mendoj se po funksionojmë si një ekip me rezultate të mira dhe perfomanca jonë e një tjetër niveli e tregon këtë”.

“Jam i bindur që Gjermania do luajë shumë mirë në këtë europian por mendoj se ndoshta Anglia do na surprizojë sepse është një skuadër e forte por nuk përjashtoj mundësinë që një skuadër të cilën askush nuk e ka në listë të fitojë europianin, për shkak edhe të pandemisë mund të ndodh gjithçka, futbolli është i çuditshëm”, – tha trajneri Brdariç.