Suksesi me Vllaznine ne sezonin e kaluar dhe puna e shkelqyer e bere me kete ekip, kane bere qe Thomas Brdariç te vleresohet si trajneri me i mire i sezonit 2020-2021.
Si rrjedhoje, ai ka merituar mbreme kete çmim ne ceremonine e organizuar nga Radio Televizioni Shqiptar, ne bashkepunim me Federaten Shqiptare te Futbollit.
“Faleminderit për këtë çmim, që është simboli për të gjithë trajnerët shqiptarë. Faleminderit Alban Xhaferrit për besimin.
Më pëlqen shumë kjo punë në Shkodër, me lojtarët dhe klubin e Vllaznisë. Gjithashtu një falenderim për stafin tim teknik, pa ndihmën e tyre asgjë nuk do ishte e mundur”- eshte shprehur fillimisht ai.
I pyetur nderkohe nga “Shkodra Sport” nese ka ndonje dedikim te veçante per kete sukses, Brdariç eshte shprehur: “Une natyrisht qe jam i lumtur per kete çmim, por nuk eshte se kam ndonje dedikim te veçante sepse ne kemi punuar ne grup dhe suksesi shkon per te gjithe”./SHKODRA-SPORT.COM/