Karriera e tij ka kaluar shume momente te veshtira. Kuptohet qe ka patur uljet dhe ngritjet e tij por duket se tani eshte ne kulmin e saj. E kemi fjalen per kapitenin e Vllaznise Erdenis Gurishta.

Ai eshte vleresuar si mbrojtesi i djathte me i mire i kampionatit shqiptar per sezonin 2020-2021 ne ceremonine e zhvilluar mbremjen e djeshme ne kryeqytet nga RTSH dhe FSHF.

Vete lojtari pas marrjes se ketij çmimi eshte shprehur i lumtur duke thene: “Sigurisht është një vlerësim dhe kënaqësi për mua, gjej rastit në falenderoj të gjithë ata që më kanë votuar.

Trofe të tillë individual mendoj se janë një shtysë dhe një motivim për mua, që në të ardhmen të rris performancën time dhe të fitoj sa më shumë trofe të tillë.

Falenderoj familjen time për mbështetjen por dhe shokët e skuadrës, sepse kemi zhvilluar një sezon fantastik dhe medoj se çdonjëri prej tyre mund të ishte sot këtu”.