Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO/ Brdariç: Patëm vështirësi, por luajtëm mirë dhe fituam

VIDEO/ Brdariç: Patëm vështirësi, por luajtëm mirë dhe fituam

Vllaznia ka bere detyren e saj duke fituar dhe duke u kualifikuar per ne turin e dyte te Kupes se Shqiperise. Ajo ka fituar pasditen e sotme me rezultatin e thelle 4-0 ndaj Laberise.

Ne pamje te pare duket nje fitore e lehte e kuqebluve por ne fakt nuk ka qene e tille. Kundershtari eshte mbrojtur mire dhe vetem ne minutat e fundit, e ka pesuar. Por gjithsesi, trajneri i Vllaznise Thomas Brdariç eshte shprehur i kenaqur me lojen e zhvilluar nga ekipi i tij.

“Në dy ndeshje ishte një sfidë shumë e madhe. Ne duhet të kuptojmë që të mos nenvlerësojmë askënd. Ishte një ndeshje e mirë. Duke marrë parasysh rrethanat, nuk duhet të ankohemi se ishte vetëm problemi i kundërshtarit, por edhe i fushës, që ishte një sfidë më vete.

Kështu që jam mjaft krenar për djemtë dhe për fitoren, sepse të mbrosh në këtë lloj fushe është më e lehtë sesa të krijosh një futboll të shpejtë dhe sulmues. Sot mund të kishim shënuar ndoshta dhe 6-7 gola, por ndeshja mbaroi 4-0 dhe duhet të jemi të kënaqur.

Jemi profesionistë. Tani do të përqëndrohemi patjetër te ndeshja me Dinamon. është mjaft e rëndësishme, sepse ishte një fitore mjaft e madhe, e rëndësishme”- ka thene nder te tjera Brdariç. Prononcimin e plote te tij mund ta ndiqni ne linkun e meposhtem:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments