Trajneri i Vllaznisë Tomas Brdariç pranoi se po e shijon jetën në Shkodër. Për “RTSH Sport”, tekniku kroato-gjerman u rrëfye së bashku me të birin, Tim,i cili është bashkuar me ekipin shkodran. 46-vjeçari theksoi se pavarësisht marrëdhënies me djalin e tij, në fushë, ai e trajton si “numër” njësoj me të gjithë futbollistët e tjerë.
Për sa i përket jetës në Shkodër, Brdariç vlerësoi mirësjelljen dhe dashamirësinë e qytetarëve shkodranë.
“Jeta në Shkodër – Më pëlqen shumë të jem këtu dhe të punoj. Shoh shumë lumturi në fytryrat e njerëzve. Tani të gjithë na njohin e shohin punën tonë. Jam i kënaqur me situatën. Aslsj nuk e kishte mendjen te ne, por tani jemi në fokus dhe besoj se e kemi merituar. Kaq e thjeshtë është.
Karriera si trajner dhe kalimi te Vllaznia – Pas karrierës si futbollist profesionist, nis ndërgjegjësimi për të qenë konkurues,. Ne e filluam nga zero, nuk kishim një fushë të denjë të punuar. Dua të them që jam mirënjohës që jam pjesë e rindërtimit të klubit të ndërrmarë nga donator Xhaferi, kryebashkiakja Ademi dhe me ndërmjetësimin e drejtorit Djarmati. E kemi gjetur marrëdhënien për të nisur këtë bashkëpunim. Pas gjysmë viti, kemi marrë vendimet e duhura, por duhet të vazhdojmë të jemi të përqëndruar te gjërat kryesore.
Marrëdhënie më të birin futbollist tim – Së pari, ai është im bir. Kur punojmë bashkë është një numër, sit ë gjithë lojtarët e tjerë. Jam këtu për ta mbështetur atë, por dhe tjerët. Në stërvitje i trajtoj të gjithë në mënyrë të barabartë.
Jashtë fushe kemi shumë diskutime, sepse futbolli profesionist kërkon shumë punë për të qenë i suksesshëm. Duhet të bësh gjërat e duhura. Jam këtu për të patur marrëdhënie shumë të mira me lojtarët e mi. Për të punuar dhe mbështetur si dhe për të rritur nivelin e tyre.
Jashtë futbollit – Është e thjeshtë. Punojmë fort çdo ditë dhe shijkojmë jetën, por dhe çlodhemi. Po kalojmë një kohë të bukur me shumë njerëz këtu, kemi marrëdhënie të mira. Sepse këtu njerëzit në Shkodër janë të sjellshëm, miqësorë dhe këtë gjë e shijoj.
Gatimi – Varet si e kemi humorin dhe oreskin dhe çfarë kemi në frigorifer. Ne kemi mundësi të hamë në restorantin jashtë të prenotuar nga klubi. Ndonjëherë gatuajmë së bashku, por përpiqemi gatim të shëndetshëm.
Gjumi – Varet nëse kemi ndeshje, para apo pas tij. Synimi këtu ëhstë futbolli dhe kam shuymë gjëra për të bërë dhe truri im është gjithmonë i ngarkuar me shumë ide dhe strategji për të zgjidhur shumë çështje. Ndonjëherë ,fle mirë, herët e tjera jo”, pwrfundoi trajneri i Vllaznisw, Tomas Brdariç.